Daçiç: Nëse përfshihet SHBA në dialogun me Kosovën, edhe ne thërrasim Rusinë

Daçiç: Nëse përfshihet SHBA në dialogun me Kosovën, edhe ne thërrasim Rusinë

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç është shprehur se nëse në dialogun Kosovë-Serbi, Prishtina do të kërkojë përfshirjen e SHBA-ve, atëherë Beogradi do të thërrasë Rusinë.

“Nëse ka ndryshuar forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në atë mënyrë që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të ftojë Federatën Ruse për të marrë pjesë”, tha Daçiç.

Sipas Daçiç, përfshirja e drejtpërdrejtë e Amerikës në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës u njoftua nga vetë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili i dërgoi letra Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij Hashim Thaçit, duke i ftuar ata për të arritur një marrëveshje në interes të "të dyja palëve".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK