Daçiç: Për OSBE-në çështja e stabilitetit në Maqedoni ka rëndësi të madhe

 /ATSH-MIA/ - Për OSBE-në çështja e stabilitetit të rajonit dhe Maqedonisë është me rëndësi të madhe dhe duhet të përdoren të gjitha kapacittet e disponueshme, deklaroi kryesuesi aktual i OSBE-së dhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin maqedonas të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.
"OSBE është organizatë që merret me tre dimensione, çështjet ushtarako-politike dhe të sigurisë, çështjet ekonomike dhe çështjet për të drejtat e njeriut dhe institucionet demokratike. Është shumë me rëndësi të ndiqet implementimi i asaj se çka është bërë dhe çka duhet të bëhet lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. OSBE është e gatshme të ofrojë vullnetin e saj të mirë për të ndërmjetësuar posaçërisht në këto çështje politike", deklaroi Daçiç, kësaj radhe në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski.
"Eshtë shumë me rëndësi çështja e sigurisë evropiane dhe rajonale, posaçërisht në rajonin tonë, në këtë pjesë të Evropës, duke përfshirë, kuptohet, edhe çështjen e stabilitetit të Republikës së Maqedonisë", theksoi ai.
"Duhet të bëhet përpjekje maksimale në mënyrë që të mënjanohen të gjitha problemet që munde të komplikojnë gjendjen", tha Daçiç.
Në kuadër të vizitës në Maqedoni, Daçiç u takua edhe me presidentin Gjorge Ivanov.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?