Dacic: Prishtina skenare provokuese për zgjedhje

Dacic: Prishtina skenare provokuese për zgjedhje
KOSOVE- Zyrtarë të lartë në Prishtinë po përgatisin skenare të qarta provokuese që do rrezikojnë situatën e sigurisë në veri të Kosovës ditën e zgjedhjeve. Deklaratat vijnë nga autoritetet e larta në Beograd sipas të cilevë nga ana e Prishtinës zyrtare po përgatiten provokime ditën e zgjedhjeve në zonat në veri të Kosovës me shumicë serbe ku serbët janë të vendosur të zhvillojnë zgjedhjet e trefishta në 6 maj. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Dacic njëherazi dhe kryetari I Partisë Socialiste shkon dhe më tej kur thotë se këto skenare provokues po përgatiten nën dijeninë e ndërkombëtarëve.
“Në raste të caktuara mund të kemi djegje të materialeve zgjedhore, por dhe arrestime personash që do marrin pjesë në këtë process dhe kjo do të vëjë në pikëpyetje jo vetëm zgjedhjet, por dhe situatën e sigurisë”, është shprehur Dacic gjatë një deklarate për gazetarët në Kralevë, raporton Radio Televizioni i Vojvodinës. Dacic ka theksuar gjithashtu se është shumë e rëndësishme që në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve vecanërisht në Kosovë, Serbia të kërkojë ndihmën e organizmave ndërkombëtarë sic janë UNMIK dhe OSBE. Kjo sipas tij do ndalonte provokimet e Prishtinës.
Ndërkohë, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka ndërprerë seancën, në të cilën anëtarët e tij për më shumë se dy orë kanë diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Anëtarët i kanë kërkuar Qeverisë së Serbisë t’iu japë përgjigje nëse kanë marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar për organizimin e zgjedhjeve të sigurta në Kosovë.
Autoritetet e Beogradit më herët janë shprehur se nuk do të organizojnë zgjedhjet lokale në Kosovë. Por strukturat paralele serbe në veri të Kosovës, janë të vendosura t’i zhvillojnë ato.Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se do të lejojnë votimin me postë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare vetëm për zgjedhësit me dy nënshtetësi.(ns/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)