Daçiç shkakton “skandal diplomatik”, sulmon verbalisht për Kosovën Komisionerin Evropian, ai heq mikrofonin dhe largohet nga takimi

Daçiç shkakton “skandal diplomatik”, sulmon verbalisht për Kosovën Komisionerin Evropian, ai heq mikrofonin dhe largohet nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka shkaktuar një incident në Beograd, të enjten. Shefi i diplomacisë serbe e ka sulmuar komisionarin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ky incident ndodhi ne takimin e Komisionerit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit Oliver Varhelyi me kryeministren serbe Ana Brnabic dhe ministrat, kur Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç sulmoi mysafirin, i cili më pas u largua nga mbledhja. Një orë para se Daçiç të vinte në bisedën e Varheli, biseda kaloi krejtësisht normale, pa gropa të mëdha dhe siklet.

“Ai ishte shumë i pasjellshëm. Ai i tha atij se nuk e din se ku ka ardhur dhe se po heshtë ndërsa dikush rrëmben manastiret serbe në Kosovë dhe heshtë për taksën e vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia”, ka thënë një burim i “Blic.rs” i cili mori pjesë në takim.

Kryeministrja, si dhe ministrja e BE-së, Jadranka Joksimovic dhe ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç ishin të habitur, pas së cilës Varhelyi ndezi mikrofonin dhe iu drejtua ministrit të Jashtëm serb, ka rrëfyer më tej burimi në fjalë.

“Unë jam i vetmi komisioner evropian që reagova ndaj taksës, e dënova atë që po ndodh në Mal të Zi, Serbia është vendi i parë që erdha pas prezantimit të metodologjisë së re dhe më në fund, erdha këtu për t’ju ndihmuar”, citohet të kenë qenë fjalët e Varheliy.

Pas kësaj, ka treguar burimi i mediumit serb, ai ndali mikrofonin, iu afrua Ana Brnabiç, shtrëngoi duart me të dhe doli nga takimi.

Dhe lidhur me këtë incident, mediumi serb ka kontaktuar protagonistin kryesor.

“Unë sulmova BE-në për mos respektim të Marrëveshjes së Brukselit, për futjen e Kosovës në Kapitullin 35, kështu që tani gjithçka varet nga ata dhe për heshtjen për ngjarjet në Mal të Zi”, ka thënë Daçiç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 07/02/2020 10:56

    Kjo sjellje e serbis është kushti tjeter i BE-s që do vendos kosovës që të mos bie ligj për vetësimin e pronave fetare ashtu si veproi mali i zi... Kët gjë duhet ta ken parasysh pushteti i ri i Kosovës si dhe Shqipëria...!!!

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 07/02/2020 09:49

    Ky eshte nacionalizmi sllave, I frymzuar nga Kisha ortodokse, Daçiq eshte nxenesi I Miloshit,vazhduesit te barbarize mesjetare ortodoke,Serbia nuk ka asnje interesim per BE,kur ka Rusine.Ajo mu per kete shkakton "incidente" me zyrtar te larte te BE,Kushti qe Serbia duhet ta Njeh Kosoven,qe te pranohet ne BE,Eshte vertet I pakuptimet per Serbine,Ky kusht, vetem sa ia ka lehtesuar largimin e "arsyeshe,"per pranim ne BE.

    Përgjigju
  • Lui: 07/02/2020 09:34

    Opaaa, ja dhe nje tolerim tjeter qe do i behet Serbise. Se Europa i ka aq perzemer serberò qe te toleroje shume gjera. Kur tolerojne genocidet no Bosnje dhe Kosove, keto sjellje te tilla nga ky kokevici i quan perkedheli Europa rospi.. Qe u fundoste me gjithe te drejtat e njeriut qe na predikojne..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja