Dade: Diplomatët duhet të punojnë për uljen e azilkërkuesve

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade ka kërkuar që ambasadorët të punojnë për uljen e numrit të azilkërkuesve. Duke vlerësuar marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, deputetja socialiste është shprehur se ky vendim duhet përkthyer në një rritje më të madhe përgjegjsie. Dade ka vlerësuar edhe aksionin e Policisë në Lazarat, i cili sipas saj ka rritur pozitat dhe imazhin e vendit në BE. Thellimi i marrdhënieve me SHBA, duhen parë si prioritare për deputeten e majtë.

Dade ka vlerësuar edhe figurat e reja të emëruara në krye të diplomacisë shqiptare, të cilët sipas saj janë njerëz me integritet të lartë dhe profesionalizëm të cilin e përdorin në shërbim të vendit. Duke vlerësuar rritjen e përgjegjsive pas marrjes së statusit, kryetarja e komisionit për Politikën e Jashtme ka shprehur besimin se hapja e negociatave nuk do të zgjasin shumë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari e nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa dhe Apolonia! Shtyhet një duel