TIRANE- Hapja e negociatave me Bashkimin Europian kërkon një bashkëpunim më të madh mes institucioneve të vendit. Këtë e ka theksuar deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade, njëherësh kryetare e Komisionit të Jashtëm, e ftuar në studion e “A1 Report”, duke theksuar se puna e qeverisë shqiptare i bindi ministrat e BE-së. Duke u ndalur tek përmbushja e standardeve të mëtejshme në kuadër të anëtarësimit në BE, deputetja Dade tha se duhet më shumë angazhim edhe në fushën e drejtësisë, për të thelluar luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit.
“Hapja e negociatave me BE kërkon bashkëpunim më të madh. Duhet që të gjitha organet e drejtësisë të bashkëpunojnë dhe të jenë efektive në luftën kundër korrupsionit, trafikut të drogës, dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Përmbushja e standardeve për anëtarësimin në BE, është një angazhim i parlamentit shqiptar. Angazhimi është konkret dhe ne do vazhdojmë të maksimalizojmë përpjekjet tona. Duhet reformë në drejtësi”, tha Dade.
Duke u ndalur tek raportet me opozitën, Dade tha se jemi të gatshëm për bashkëpunim.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO