Dade kritika kolegëve për mungesën 
e PD-së në komisionin e “drejtësisë”

Dade kritika kolegëve për mungesën <br />e PD-së në komisionin e “drejtësisë”
TIRANE - Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, ka shprehur kritika për kolegët e saj socialistë të cilët ende nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët me demokratët për pjesëmarrjen në Komisionin e Reformës në Drejtësi.

Burime brenda grupit të PS-së, tregojnë se Dade ka shprehur rezerva ndaj kolegëve të saj socialistë të cilët janë pjesë e komisionit për Reformën në Drejtësi, duke kërkuar që sa më shpejtë të arrihet në një komunikim normal me deputetët demokratë.

Sipas Dades vetëm në këtë mënyrë do të kishte ecuri të kënaqshme  reforma në drejtësi. Ndërkohë që vetë demokratët kanë vendosur kushte për plotësimin e vendeve në tryezën e reformës, të cilat i paraqitën edhe nëpërmjet një letre me shkrim që dërguan te kryeparlmantari Ilir Meta.

Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë