Dade: Nevojë fuqizimi ekonomik i grave
TIRANË, 3 Mars/ATSH/.- Kryetarja e komisionit të jashtëm parlamentar, Arta Dade, në fjalën e mbajtur në konferencën e organizuar nga OSBE/ODIHR në bashkëpunim me Parlamentin e Serbisë, vlerësoi nevojën e fuqizimit ekonomik te grave. Gjatë seancës kushtuar grave në udhëheqje, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Forumit Global të Grave në Parlament, znj. Dade tha […]
Deputetet Arta Dade dhe Monika Kryemadhi gjate punimeve ne Konferencen e organizuar nga
OSBE, ne Serbi
TIRANË, 3 Mars/ATSH/.- Kryetarja e komisionit të jashtëm parlamentar, Arta Dade, në fjalën e mbajtur në
konferencën e organizuar nga OSBE/ODIHR në bashkëpunim me Parlamentin e Serbisë, vlerësoi nevojën e fuqizimit ekonomik te grave.
Gjatë seancës kushtuar grave në udhëheqje, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Forumit Global të Grave në Parlament, znj. Dade tha se fuqizimi i grave në udhëheqje ka ndikim në të gjitha sferat e veprimtarisë shoqërore, ndërsa shprehu nevojën në kthimin e vëmendjes te fuqizimi ekonomik i grave e vajzave, te punësimi, shkollimi e kualifikimi në fusha ku ato janë të marxhinalizuara, si IT, bujqësi, biznes, sektori bankar, etj.
Dade tha se gratë parlamentare, përpos përmirësimit të legjislacionit për krijimin e hapësirave për inkurajimin e gruas në biznes, por dhe përmes strukturave ekzekutive, duhet të tregojnë kujdes që kjo çështje të jetë në vëmendje për të krijuar mundësi punësimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi të grave e vajzave, si në sektorin publik edhe në sektorin privat përmes partneritetit shtet-privat.
Dade sugjeroi që takimi i radhës në Tiranë të diskutojë për instrumentet efektivë të fuqizimit të grave e të bashkëpunimit rajonal për këtë çështje, në një rajon që sheh nga e ardhmja e përbashkët e për të ndarë përvojat pozitive të funksionimit të kuotave gjinore të përfaqësimit e rritjen e tyre. /a.s/ /a.ke/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56