Dade: Panariti në komisionin e
jashtëm, urgjent llogari për detin

Dade: Panariti në komisionin e <br />jashtëm, urgjent llogari për detin
TRIANE- Partia Socialiste ka kërkuar në një mbledhje urgjente ministrin e Jashtëm Edmond Panaritin për të dhënë shpjegime mbi marrveshjen për delimitimin e shelfit (detar) midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. Ka qenë deputetja dhe ish- ministrja e Jashtme, Arta Dade në komisionin e Jashtëm, e cila ka dorëzuar një kërkesë me një sërë temash të rëndësishme që lidhen me situatën aktuale të diplomacisë shqiptare. Dade ka kërkuar të paraqitet në mënyrë urgjente ministri Panariti për të thënë të vërtetën mbi paktin detar mes dy vendeve fqinje.
"Paraqitja urgjente e ministrit të Jashtëm në komision për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen e rinegocimit të marrëveshjes më Republikën e Greqisë. Se çfarë po bëhet? Ka negociata apo jo? Janë të njëjtit negociatorë apo jo?", ka ngritur një sërë pyetjesh ishministrja e Jashtme, Arta Dade. Kjo seancë, sipas asaj, vjen sepse ministri Panartiti ka pasur përplasje deklaratash mbi marrëveshjen me Greqinë, e cila është rrëzuar një herë në prill të 2010. Të gjitha kërkesat kanë qënë për ministrin e Jashtëm, që pritet të parashikohen në kalendarin e punimeve të komisionit të Jashtëm.

SEANCAT DEGJIMORE
Në listën e paraqitur nga deputetja Dade bie në sy edhe një seancë e rëndësishme me ministrin Panaritin pikërisht për vizitën e fundit të tij në Bruksel. "Duhet ta dimë se çfarë u tha atje. Informacion rreth vizitës e takimeve të ministrit të Jashtëm në Bruksel. Shanset për marrjen e statusit për vendin kandidat", është shprehur Dade. Më tej ajo liston edhe një sërë çështjesh të tjera të rëndësishme siç është edhe ajo e emërimeve të ambsadorëve jashtë vendit. "Masat për zbatimin e Ligjit të Shërbimit të Jashtëm shkelur në mënyrë flagrante, që nga emërimi i ambasadorëve deri te emërimet në nivelet më të ulta në përfshirjen diplomatike por edhe në hierarkinë e përsonelit diplomatik e teknikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme", është shprehur Dade, duke kërkuar që brenda shtatorit edhe kjo seancë të jetë e përfunduar. Një tjetër kërkesë e përsëritur nga grupi socialist në këtë komision është "për praninë e ministrit të Jashtëm në Komisionin për realizimin e përparësive të Presidencës Shqiptare në Komisionit Europian". Ndërsa ka kërkuar informacion rreth zhvillimeve në Maqedoni, Kosovë e Serbi, përmbyllja e Pavarësisë së Mbikqyrur, si dhe ecuria e dialogut Kosovë-Serbi. Takime e kontakte të Komisionit të Jashtëm me homologët e Parlamenteve të Rajonit, por edhe të vendeve të tjera, ka qenë një tjetër çështje e rëndësishme që lidhet me rajonin. Në përfundim ajo kërkon që ministri Panariti të raportojë në komision lidhur me përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në organizatat shumëpalëshe ku aderojmë OKB, NATO, OSBE. Deri në fund të vitit të gjitha këto seanca duhet të përfundojnë sipas axhendës së parashikuar nga deputetja dhe ishministria e Jashtme, Arta Dade.
(Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë