Dy këngëtaret kosovare Dafina Zeqiri e Genta Ismajli kanë realizuar një duet së bashku, i cili ka hedhur pas gjithë thashethemet e përfolura më pare mes tyre, se ato nuk flisnin me gojë njëra-tjetrës.
Dy këngëtaret kosovare Dafina Zeqiri e Genta Ismajli kanë realizuar një duet së bashku, i cili ka hedhur pas gjithë thashethemet e përfolura më pare mes tyre, se ato nuk flisnin me gojë njëra-tjetrës. Së bashku kanë performuan në “Grande Kabarenë” e RTV21 këngën “Hidhet Përdridhet”. Nga veshja ishin gati njësoj: Genta një fustan të shkurtër ngjyrë blu dhe Dafina ngjyrë ari. Gjatë performimit u vu re një miqësi e madhe mes dy këngëtareve, të cilat pasi mbaruan këngën “Hidhet Përdridhet” i dhanë përqafim njëra-tjetrës.