Dafina Zeqiri gjithmonë kërkon më shumë nga vetja.

Ajo nuk kënaqet vetëm me arritjet që ka por synon gjithnjë edhe më lart.

Tanimë Duffy ka menduar seriozisht për tu promovuar dhe tregun muzikor ndërkombëtar.

Krahas punës për albumin e saj të ri Duffy ka konfirmuar se ka gati bashkëpunimin me këngëtarin amerikan Rick Steel.

Producenti dhe këngëtari amerikan, Rick Steel, kohë më parë i bëri ftesë Dafinës që të jetë pjesë e një prej projekteve të tij, dhe natyrisht që kjo e fundit nuk hezitoi të jetë pjesë e tij.

Ashtu siç është parë edhe në faqen e saj sociale në “Instagram” Dafina kohë më parë qëndroi në Amerikë, ku ka regjistruar bashkëpunimin me Rick Steel.

Ky projekt ende nuk është lançuar i plotë, por është një prej bashkëpunimeve të ralla që artistët shqiptarë kanë realizuar me artistë me famë ndërkombëtare.

Dafina Zeqiri është duke e përgatitur edhe albumin e saj të tretë, i cili po realizohet në studion RedBox Entertainment.

(b.t/shqiptarja.com)