Dafina Zeqiri ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.

Përmes një postimi në Instagram, artistja ka treguar se së shpejti ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji do të bëhen me djalë.

Krah fotove dhe një video të publikuar nga ekografitë e kryera, Dafina shprehet se ka vendosur t’i besojë mjekëve në Kosovë ku do të jetë edhe vendlindja e djalit, ndonëse ka mundësinë që të gjithë rrugëtimin ta ndjekë në Suedi.

Nga ana tjetër edhe Kreshniku, s’e ka fshehur lumturinë e tij.

“S’ka rëndësi djalë a vajzë, e rëndësishme që djali të jetë shëndoshë”, shkroi Kreshniku në postimin e Dafinës.