Dafina Zeqiri ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, teksa ka paralajmëruar një surprizë për fansat mbrëmjen e kësaj të diele.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një kombinim të kuq: xhaketë të gjerë dhe pantallona, ndërsa poshtë mban një bluzë të bardhë të shkurtër që i lë barkun të zbuluar.

“Sunday night surprise”, ka shkruar Dafina krahas postimit.

Surpriza lidhet me projektin e saj të ri muzikor, një bashkëpunim me artistin Matolale. Kënga do të titullohet “Nje Dance”, ndërsa ende nuk është bërë e ditur data e publikimit.

Dy artistët kanë shtuar kështu kureshtjen e fansave, të cilët presin të mësojnë më shumë për këngën e re.