Dafina Zeqiri ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Pejë, ku një burrë vrau gruan e tij me armë zjarri.

Me anë të një postimi në Instagram ajo publikoi një foto ku shkruante “Shpallni Ditë Zie Për GRATË E VRARA”.

Mirëpo menjëherë pas postimit, Dafina ka marrë një koment jo dhe aq të këndshëm.

‘Edhe ti e ke rradhën tani’- ka shkruajtur dikush. Ky koment i ka tërhequr vëmendjen këngëtares duke bërë që ajo ta publikoj dhe të reagoj përsëri me një mesazh tjetër.

“Përderisa shteti nuk i merr seriozisht viktimat, përfundimi do të jetë i njejtë. Organet kompetente duhet të bëjnë një zgjidhje për këto çka po ndodh në vitet e fundit”, shkruan ajo.

1/3