Roland Bejko në ‘Pa Protokoll’: Berisha të largohet nga politika! S’më intereson mungesa e Bardhit në takime, turp që ende s'e ka gjetur 'rrugën'

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko i ftuar në Report Tv foli për garën e tij politike për 14 majit, si edhe programin e tij për kryeqytetin. Bejko ka prezantuar një program me 15 pika për Tiranën, por në fakt karta me e fortë e tij në këto zgjedhje është ‘goditja’ e Sali Berishës, t’i cilit i bën thirrje që të largohet nga politika.

Në emisionin ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu, Bejko thotë se demokratët do të zgjedhin një parti pro perëndimit dhe s’do të shkojnë tek një non grata si Berisha, i izoluar nga dy aleatët më të mëdhenj të vendit tonë, SHBA dhe Britania e Madhe. Bejko hedh akuza ndaj Berishës se i ka çuar demokratët tek një i majtë si Ilir Meta. Ai thekson edhe njëherë që Berisha duhet të ikë dhe t’i lërë demokratët që të bashkohen.

“Berisha duhet të largohet nga politika se ka ndarë PD në disa pjesë. Berisha ka marrë zvarrë një pjesë të mirë të PD, sidomos militantët, i ka marrë dhe i ka çuar te LSI. I  kërkoj sepse kam të drejtën orale, që unë dhe disa të tjerë në PD, që prej 32 vitesh i kemi qëndruar Berishës në krah. Berisha ka shkuar te një parti tjetër, për momentin ka gjetur LSI. Të largohet dhe t’i lërë demokratët të lirë që ata të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe PD të bashkohet. Berisha u kthye në kohën që s’duhej. U kthye se iu prish interesi personal”, tha Bejko në Report Tv.

I pyetur se a ka mbështetje nga deputetët e grupit parlamentar, Bejko tha se ai po përkrahet nga ata deputetë që duan një PD pro perëndimore. Sa i takon mungesës së Gazment Bardhit, Bejko u shpreh se nuk i intereson pasi sipas tij çdo deputet ka bërë zgjedhjen e tij. Ndërkohë, ai thekson se është turp për ata deputet që ende nuk e kanë gjetur rrugën dhe janë ende me një këmbë tek Foltorja dhe një këmbë tek PD.

“As s’më ha meraku fare për Bardhin dhe këdo tjetër. Secili ka qëndrimin e tij, s’kemi situatën më të mirë në PD. Turp i madh për ata që se gjejnë rrugën, e kanë një këmbë tek PD e një të Foltorja”, tha Bejko.

Ai komentoi edhe kundërshtarin kryesor politik, Erion Veliaj, i cili kërkon një mandat të tretë në krye të Tiranës. Ai shprehet se Erion Veliaj mbjell pemë për të hequr imazhin e betonit, që sipas tij e ka betonizuar Tiranën në këto 8 vite që e ka qeverisur.

“Tiranës ia ka marrë frymën politika. E di që e ka qelbur diku dhe mundohet të krijojë imazh për ta rregulluar diku, ka mbjellë 8 mln metër katrorë beton, që i bie gati 1 mln metër katrorë në vit, i duhet që të mbjellë ndonjë pemë të shuajë imazhin e betonit. Shqipëria, është qyteti më i betonizuar, hapësirat e gjelbëtra mungojnë. Tiranës ia ka zënë frymën, qeveria e cila përfaqëson oligarkinë politike, Rama, Berisha dhe Meta. Pjesa tjetër janë oligarkia financiare dhe ekonomike që është ortake, kanë pastruar në Tiranë 1.6 mld euro”, tha Bejko.

Bejko thotë se Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama janë trekëndëshi i Bermudës dhe nuk bëjnë dot pa njëri tjetrin.

“Rama s’bën dot pa ata, janë trekëndëshi i bermudës që s’bëjnë dot pa njëri tjetrin”, tha Bejko.  

Kandidati për Tiranën u ndal edhe në programin e tij për kryeqytetin, duke thënë se propozon një Tiranë policentrike, ulje me 50% të taksave, kopshte dhe çerdhe jo më larg se 15 minuta banesave të fëmijëve, hapjen e 5 tregjeve në pikat hyrëse të Tiranës apo edhe Shpallja muze e burgut 313.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:03
Koalicioni me Metën, Roland Bejko: Berisha e sheh si pasardhësin e tij, do që t’i japë partinë

 

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka komentuar koalicionin e Berishës me Metën. Roland Bejko tha se Berisha e ka bëtë ketë koalicion pasi e sheh Metën si pasardhësin e tij dhe do t’i japë partinë.

“Na vërtetoi atë që thonim që do e çojë partinë te Meta se e sheh si pasardhës të tij. U reflektua edhe në fushatë. Tani ta kuptojnë demokratët dhe militantët. Do shkojnë të votojnë, ata që do votojnë për Metën, do votojnë për të bërë Metën me parti. Me këta këshilltarë Meta do bëjë trafikun e radhës. Nesër do i prishen interesat e partisë dhe do shkojë te Edi Rama. Meta është një pelegrin politik dhe udhëton aty ku i dalin interesat”, tha Bejko.

Ora 22:43
Transporti falas, Roland Bejko në ‘Pa Protokoll’: Premtim futurist i Belind Këlliçit, ide e majtë

 

Roland Bejko e quan një premtim futurist transportin falas që ka premtuar kandidati i koalicionit Meta-Berisha. Ai thotë se kjo është një ide e majtë që s’ka impakt.

“Transporti publik falas është një premtim futurist që s’ka impakt të rëndësishëm. Premtim i majtë, kjo na ilustron edhe atë që ne themi që ata shkuan majtas. Ata gjetën shtatin e tyre ku ndihen mirë. Nuk ka impakt”, tha Bejko.

Ora 21:58
Bejko: S’më intereson mungesa e Bardhit! Turp për ata deputetë që kanë ende një këmbë tek Berisha e një në PD

 

Kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko foli për hapjen e fushatës në Tiranë. I pyetur se përse nuk po mbështete nga një pjesë e deputetëve demokratë, Bejko tha se nuk i intereson për mbështetjen e tyre, pasi të gjithë kanë bërë zgjedhjet se ku do qëndrojnë. Një koment ky edhe për Bardhin, i cili nuk merr pjesë në takimet e tij me qytetarët. Bejko tha se është turp për ata deputetë që ende se kanë gjetur rrugën, dhe janë ende me një këmbë në PD dhe një këmbë te Foltorja.

Ftesa i bën partia, Basha më duket është jashtë shtetit. Edhe deputetët e tjerë. Unë nuk bëj listë prezencën. Ata kanë bërë zgjedhjen e tyre. Unë jemi mbështetur mjaftueshëm nga ata deputetë që e kanë ndarë mendjen të rrinë në PD euro-atlantike. As s’më ha meraku fare për Bardhin dhe këdo tjetër. Secili ka qëndrimin e tij, s’kemi situatën më të mirë në PD, jemi në situatën më të keqe që ka pasur PD që nga ’92. Punë se kam me asnjë deputet, faleminderit ata që më mbështesin, turp i madh për ata që se gjejnë rrugën, e kanë një këmbë tek PD e një të foltorja. Flas në emër të gjithë atyre demokratëve. Ata deputetë që se kanë gjetur rrugën sot, s’do e gjejnë as pas datës 14.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E mira: 22/04/2023 10:53

    E mira do ishte qe ky tipi te dali cdo dite ne televizon, mundesisht dhjete min paradite dhjete mbasdite. Ahahhahahahahaha eshte ajror fare eshte gjigand komplet. Po kur ben si i nevrikarosur, hahahahahaha legjende legjende eshte sidomos kur thote jam proamerikan. Ta dinte amerika ke ka me proamerikanin ketu ueee ueeee ckishte per te bere amerika do ta evakuonte direkte ne shtepi e bardhe.

    Përgjigju
  • Koli: 22/04/2023 05:18

    Me pelqen fushata e Landit. Shume fort godet kundershtarin Berisha, ndersa Veliaj kundershtarin Kellici.... Edhe neper telenivela zor se gjen te tille skenare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit