“Hajde ma knej” është videoklipi interesant, i cili ka korrur shumë klikime pas postimit ditën e djeshme në You Tube.
Duffy duket se së fundmi ka vendosur mos të ndalet me punët e saj të reja për të gjithë fansat, pasi vetëm pak kohë më parë ajo publikoi këngën me titull “Time Out” si një kundërpërgjigje ndaj atyre që flasin keq për të.
Këngëtarja seksi ekspozon linjat e saj me një kërcim tejet seksual e shoqëruar nga një mashkull model në klip.
Ashtu siç ndodh zakonisht me klipet e Duffy-t pritet që edhe ky i fundit të ketë sukses.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)