Dafina Zeqiri uron Rita Orën për albumin e ri

Dafina Zeqiri uron Rita Orën për albumin e ri
Pas publikimit të saj të parë “ORA” këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora është përgëzuar edhe nga artistë të cilët performojnë në vendin tonë dhe Kosovë. Një ndër to është Dafina Zeqiri, e cila ka patur gjithnjë simpati për Orën.

Dafina ka uruar Ritën për albumin e saj të parë nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Twitter. Bëhet e ditur se fansat e Zeqirit kanë kërkuar prej kohësh një bashkëpunim midis saj dhe Rita Orës.

”Nuk kam biseduar asnjëherë për ndonjë projekt, por kam parë që fansat kanë kërkesa për bashkëpunim.Mua më pëlqen shumë Rita Ora dhe nuk jam kundër një bashkëpunimi”,-është shprehur Dafina.

Dy këngëtaret janë shquar gjithnjë për vokale mjaft të mira dhe performance të mrekullueshme.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të