Policia shqiptare po përpiqet të ekstradojë disa shqiptarë të akuzuar për vrasje, bëri me dije për Daily Mail një zë zyrtar nga Interpoli. Detajet për vrasësit shqiptarë që jetojnë në Britani po qarkullojnë nga policia londineze shton më tej Interpoli duke shprehur dyshimin se këta persona nuk do të përballen asnjëherë me drejtësinë pasi kanë identitete false.
Këto deklarata vijnë pak ditë pasi e përditshmja Daily Mail publikoi rastin e shqiptarit Saliman Barçi i cili po shfrytëzon ligjet për të drejtat e njeriut për të shmangur ekstradimin në Shqipëri pasi akuzohet se në vitin 1997 ka vrarë 2 bashkëkombas.
Teno Hodaj një zyrtar i Inteprolit në kryeqytetin shqiptar në Tiranë shprehet se policia është në kërkim të të paktën 6 vrasësve që supozohet se jetojnë në Britani. Sipas tij problem kryesor është fakti se shumë prej shqiptarëve janë shndërruar në shtetas kosovar dhe policët nuk mund ti dallojnë.
Sabri Kastari prokurori i cili solli në fokus rastin e Barçit u shpreh për Daily Mail se mes viteve 2009-2011 ai u përball me 20 çështje vrasjesh dhe 90 përqind e të dyshuarve ishin në Britani.
Zyrtari bën me dije se mes personave për të cilët është kërkuar ekstradimi nga Britania janë 56 vjeçari Kadri Hoxha, dhe 53 vjeçari Avni Metra të dy qytetar nga Burreli. Mendohet se ata jetojnë në identitet të rremë pikërisht në Britani.
Muajin e shkuar sekretari i drejtësisë Michael Gove tha se një pjesë e mirë e kriminelë të huaj në burgjet britanike vijnë nga Shqipëria.
Ndërsa Ministri i Drejtësisë,Ylli Manjani shkruan e përditshmja, shprehet se disa politikanë britanikë po akuzojnë vendin se po eksporton kriminelë dhe korrupsion.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com