Daily Mail: Grabitësi shqiptar mori pasaportë britanike! Në ’97 i zuri pritë me armë një furgoni

Daily Mail: Grabitësi shqiptar mori pasaportë britanike! Në ’97 i zuri pritë me armë një furgoni

Asim Murtati

Një 46-vjeçar i dënuar në mungesë për grabitje në Shqipëri ka arritur të marrë pasaportë dhe leje qëndrimi në Britani. Daily Mail shkruan se në nëntor 1997, Asim Murtati, me katër persona të tjerë i zunë pritë një furgoni ku pasi qëlluan me armë grabitën të gjithë udhëtarët.

Ai u arratis dhe u dënua në mungesë me 11 vjet burg. Në vitin 2009 pas arrestimit u deportua në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Gjashtë vjet më vonë, ai u kthye në Britani ku rinovoi pasaportën e vjetër si kosovar i ikur nga lufta dhe regjistroi një biznes me identitetin e rremë, të cilin më pas e kaloi në emrin e tij të vërtetë.

Home Office tashmë ka anuluar pasaportën e shqiptarit i cili e ka hedhur në gjyq këtë vendim.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet