Daily Mail: Ja si
“u zhduk” Ilir Kumbaro

Daily Mail: Ja si <br />“u zhduk” Ilir Kumbaro
Një ish shef i spiunazhit shqiptar i kërkuar për rrëmbim dhe torturim është arratisur ditën e djeshme pasi nuk është paraqitur në seancën e dëgjimit për ekstradim në Londër.

Portet dhe aeroportet janë vendosur në gjendje alarmi pasi 58 vjeçari Ilir Kumbaro nuk u paraqit në Gjykatën Westminster, ku ai do të përballej me kthimin mbrapsh për në Evropën Lindore.
Daily Mail mësoi se pavarësisht faktit se Kumbaro shihej si “i zgjuar dhe i shkathët” kushtet e arrestit shtëpiak nuk përfshinin ndonjë urdhër që ai të mbante një lidhje elektronike.

Në vend të kësaj, pasi bashkëpunëtorët e tij kishin paguar 10 mijë paund si garanci për të, u vendos që ai të raportonte rregullisht në një stacion policie, ndërsa jetonte në Forest Hill, në Londrën Juglindore.
Tre muaj më parë kjo gazetë nxorri në pah sesi Kumbaro ishte I aftë që të përfitonte azilin dhe të jetonte në kujdestarinë e Britanisë për më shumë se 15 vite, duke përdorur një identitet të rremë.
Ish shefi i shërbimit sekret kishte marrë dokumentet e qëndrimit në UK duke pretenduar se ai ishte një refugjat kosovar i quajtur Shaqa Shatri, kur ai arriti në Britani në gusht 1996.
Kumbaro, gruaja dhe djali i tij u vendosën për të jetuar në një banesë të përbashkët në Fulham.
Qëndrimi i tij këtu do të kishte qenë i pakapshëm nëse ai nuk do të përdorte me budallallëk emrin e tij të vërtetë kur ka bërë një kërkesë për përfitime për shkak të pamundësisë, ndërkohë që kjo gjë ka vënë në alarm autoritetet.

Dje, Clair Dobbin, që prezanton qeverinë shqiptare, kërkoi nga gjykata nxjerrjen e një urdhëri kur u pa se Kumbaro nuk shkoi në gjykatë.
“Nuk është sekret që zoti Kumbaro është ish shefi drejtues i shërbimit secret shqiptar” i tha ajo gjykatëses Hoëard Riddle. “Ky nuk është një rast ekstradimi si të gjithë të tjerët. Ai ka hryë brenda juridiksionit tonë me një identitet fals, mori azilin me identitet të rremë dhe kishte një jetë në këtë juridiksion duke përdorur emrin Shaqa Shatri për shumë vite.
“Ai është padyshim dikush që i ka mjetet për t’u ruajtur me anë të mashtrimit të sofistikuar”. “Në të gjitha rrethanat ne do të kërkojmë të mos humbasim kohë për nxjerrjen e një urdhër arresti”

Gjykatës iu tha se Kumbaro ka raportuar për herë të fundit në stacionin e policisë në Londër për kushtet e tij të arrestit shtëpiak në orën 2.15 pm ditën e mërkurë.
Avokati John Jones, që prezanton Kumbaron, tha se kishte pasur një telefonatë konferencë me klientin e tij vonë atë mbrëmje.
“Kërkime të fuqishme janë duke u bërë për të rënë në gjurmët e shqiptarit, në spitale dhe në shtëpinë e tij, shtoi ai.
Gjykatësi tha se siguracioni prej 10 mijë paundsh tani humbet.
Kumbaro duhej të paqitej në gjykatë për një gjykim lidhur me ekstradimin e tij vitin e artdhshëm pas kërkesës së Gjykatës së Lartë shqiptare. Më herët këtë vit, gazeta Daily Mail tregoi sesi një nga viktimat e tij Remzi Hoxha, nuk bëhet i gjallë që nga viti 1995. Zoti Hoxha ishte një nga tre personat që thuhet se janë rrëmbyer e torturuar nga Kumbaro.

Biznesmeni kishte mbledhur para nga një lëvizje separasite shqiparto kosovare që po përpiqeshin të iknin nga jugosllavia në vitet 90.
Një mandat ndërkombëtar arresti pretendon se Kumbaro “qëllimisht ka shkaktuar dhimbje dhe vuajtje”.
Kur Kumbaro mbërriti në Britani, ai i bindi zyrtarët e emigracionit që ai ishte një refugjat kosovar i dhunuar nga persekucioni serb.
Ai u pajis me një pasaportë britanike dhe ka marrë edhe ndihma nga shteti pasi deklaroi se ai ka vuajtur nga depresioni dhe ka crregullime nga trajtimi i tij në Kosovë.

Por Kumbaro u arrestua në shtator 2008. Në mars 2009, një gjykatë urdhëroi ekstradimin e tij në Shqipëri. Megjithatë, urdhëri i tij i arrestit kishte përfunduar afatet dhe në dhjetor ai arriti me sukses të apelojë. Në gusht të vitit të kaluar, ai u riarrestua kur të tjera dokumente mbërritën nga Shqipëria.

(Marrë nga Daily Mail)



  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige