Daily Mail: Të paktën 1700 kriminelë shqiptarë lëvizin të lirë në Britani, policia në alert

Daily Mail: Të paktën 1700 kriminelë shqiptarë lëvizin të lirë në Britani, policia në alert

Foto ilustruese

Mediat britanike raportojnë se prezenca e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar është kthyer në një shqetësim serioz për policinë.

Sipas Daily Mail, autoritetet britanike thonë se të paktën 1700 kriminelë shqiptarë të kategorizuar si të rrezikshëm, po lëvizin të lirë në Britani.

Oficerët e Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) kanë kërkuar të dhëna për secilin prej të dyshuarve nga autoritetet në Shqipëri për t'i vënë ata para drejtësisë.

Besohet se të gjithë të dyshuarit kanë mbërritur ilegalisht në MB me varka të vogla dhe kamionë.

Shifra doli në dritë ndërsa Sekretari i Brendshëm James Cleverly u takua me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Taulant Balla javën e kaluar, për të diskutuar mbi goditjen e imigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, sipas Daily Mail, policia e Mbretërisë së Bashkuar ka kërkuar të dhëna për 1,700 emigrantë shqiptarë të dyshuar si kriminelë të rrezikshëm, për të cilët policia shqiptare serviri informacionet e kërkuara.

Po ashtu, policia shqiptare ka kërkuar të dhëna për të gjithë shqiptarët që janë dënuar për krime në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të konfiskojnë pronat, paratë, bizhuteri dhe automjetet e tyre në Shqipëri.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Londra: 04/12/2023 18:04

    I doli boja edhe anglis

    Përgjigju
  • Janis: 04/12/2023 08:23

    E vertet ktu veq shtepi bari kan qejf te punojn shqiptaret I ke ne wood green veq kafeve rrin te pa pune se kan shtepijat e barit

    Përgjigju
  • Janaqis: 04/12/2023 08:19

    Esht e vertet un punoj me djerse ktu dhe vijn kriminelet shqiptare ne londer dhe veq shtepi bari asht jau ba mendja ne wood green I ke neper kafe pa pune dhe pastaj e hame ne te tjeret qe punojme ne te ftohte dhe me djerse shteti anglez I ka fajet qe I mbajne me emra te there

    Përgjigju
  • Iris: 04/12/2023 03:37

    E verteta djeg gjithmone! Vetem ne kete kolazh fotosh jane 18.Shume te rrezikshem percaktohen si 1700,po te rrezikshmerise se mesme e te vogel sa jane?! Nuk ka te beje as ksenofobia anglese,as shteti shqiptar ne kete mes.Sic ka emigrante te ndershem,zbatues te ligjeve e rregullave,ka dhe persona te tille qe e bene vete kete zgjedhje.Tragjikomikja ne kete mes eshte qe burgun do t'a bejne,shteti shqiptar do t'ju konfiskoje cdo gje qe e kane bere /me djerse/ dhe ketyre nese i shpetojne ndonje plumbi,do t'ju duhet si Sizifi t'a fillojne prape nga e para,pra krim-pasuri krimi-burg-konfiskim pasurish e keshtu ne vazhdim deri sa burgu,mosha,apo vdekja t'i ndaloje.

    Përgjigju
  • Stroku: 04/12/2023 02:44

    Deily Mail eshte gazete me pronar Rus prandaj shkruan keq per shqiptaret para disa vitesh 2 xhamajkjane bene nje vrasje ne Croydon,dhe Daily Mail shkruajti Shqiptaret.Ne shqiptaret ktu ne Angli na sulmon rracizmi Rus-Serbe-Greke pastaj vijne pianecet e djathte me para Ruse.Kte vend Rusia e nxori nga BE, Trumpin e beri President pra ne do sulmohemi nga kta deri sa te jete Putini, se Greket dhe Serbet kane gjithe jeten qe e bejne,se jane ne tokat tona.

    Përgjigju
  • Kosovali: 03/12/2023 13:10

    Qysh bre krejt shqiptart ne MB Kriminell e pa mundshme

    Përgjigju
  • Tom Sina: 03/12/2023 13:09

    Gazeta Daily eshte gazette raciste,extreme,gjobitur pa fund per shpifje ne historine e saj.Perkrahese e se djathtes dhe asaj extreme.Nje nga plehrat gazete qe i urren shqiptaret. Fuck Daily Mail!

    Përgjigju
  • Lushka: 03/12/2023 11:28

    Vendosni sanksione kundrejt qeveris shqiptare. Qe nuk merr masa per atdhetaret e saj e i le ne meshire te fatit.

    Përgjigju
    • DMail: 05/12/2023 18:40

      Shko mor pall se nuk ta ka fajin shteti kur gjith kok katroret shkojn e hapen bythesh neper locale e rruget e Londres me leket e bera me droge Ik te qr se kur vdesin femijet nga droga po shteti e ka fajin. Yt rrac e keqe...shqiptari do laverin se ai I mbante urte

  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Fiksimi për teorinë e shumatoreve të patericave në opozitë

Ylli Pata: Fiksimi për teorinë e shumatoreve të patericave në opozitë