Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar e realizojnë aktivitetin kriminal nëpërmjet një faqeje në facebook sipas Daily Telegraph. Në shkrimin e saj raportohet se faqja administrohet nga Fari Lleshi, një shqiptar i dënuar për vjedhje banke dhe droge që kishte shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme. Faqja e Facebook “Shqiptarët në Londër" ndiqet prej 123.000 dhe gjiganti i internetit nuk bën asnjë përpjekje për ta bllokuar atë edhe pse Lleshi ishte dëbuar pasi u burgos për tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Në një video në Youtube ai promovonte muzikën e tij rap ndërsa është i armatosur.
Pasi u kontaktua nga The Daily Telegraph, faqja “Shqiptarët ne Londër nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me postimet dhe u mbyll brenda një ore nga admini, duke thënë vetëm:- “Unë do të doja të dija pse nuk gjeni diçka më të mirë për të bërë?" Facebook tha se do të kishte mbyllur faqen nëse administratorët e saj nuk do ta kishin bërë tashmë atë, pasi çdo gjë që inkurajonte kontrabandën e njerëzve ishte e ndaluar nga platforma. Kriminelët shqiptarë po përdornin Facebook-un për aktivitete kriminale si emigracioni i paligjshëm, lëvizje klandestine, bërja e martesave të rreme, mashtrimi me anë të falsifikimit të dokumenteve të identifikimit dhe petentave në gjuhën angleze.
Facebook nuk arriti të ndërmarrë asnjë veprim kundër faqes, ku skemat kriminale u postuan publikisht. Sipas Daily Pharagraph kulmi arriti në qershor, ku njëri nga personat shkruan në Facebook: “Të gjithë shqiptarët pa dokumente duhet të jenë të kujdesshëm në Stacionin Ëaterloo! Atje ndodhet Zyra e Brendshme që po bën kërkime.” Fari Lleshi veproi si një pikë kontakti për shqiptarët që kërkonin njerëz kontrabandistë për t’i sjellë në Britani të Madhe dhe kriminelë që flisnin anglisht, të përgatitur për testet e gjuhës, në mënyrë që shqiptarët që nuk kishin njohur për gjuhen angleze, të mund të merrnin një vizë ose një leje drejtimi, kundrejt pagesës.
Gjatë pesë muajve, u zbuluan një sërë postimesh që kishin të bënin me kontrabandimin e emigrantëve. “Shqiptar, unë sapo kalova nga Leëisham. Emigrantët në stacion të jenë të kujdesshëm! Zoti ju ruaj, shpërndajeni atë sa më shpejt që të jetë e mundur në një mënyrë anonime”, tha një person më 28 Mars, ndërsa një tjetër u përgjigj: “Zoti ju ruajttë të gjithëve. Shqiptar, faleminderit që na informuat. “
Një tjetër më 18 korrik tha: -“Unë kam një apel për të gjithë ju që jeni pa dokumente ligjore në Mbretërinë e Bashkuar. Jini të kujdesshëm në Stacionin Turnpike Lane! Ai është plot me polici”.
Irlanda është një rrugë më e lirë dhe më e lehtë për në Mbretërinë e Bashkuar për emigrantët e paligjshëm, pasi kontrollet e forta kanë rritur çmimin në 14,000 euro për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar nga kontinenti.
Në një postim thuhet:- “Përshëndetje shqiptarë në Londër! Unë kam dy miq që kanë mbërritur në Dublin dhe kanë kërkuar azil. Ata i lanë të shkojnë. Ata tani janë të lirë, por nuk kanë asnjë dokument. Nëse dini ndonjë mënyrë të sigurt për të arritur në Angli pa çfarëdo rreziku, ju lutemi i këshilloni “.
Një shqiptar iu përgjigj:-“1.500 paun për person, me nis një numër telefoni”
Një tjetër tha:- “Të paguajë 1.300 £. Një shoku arriti në Angli katër ditë më parë. Unë mund t’ju jap numrin e atij personi që mund ta bëjë këtë në Irlandë. Ai solli 4 miq”.
Testet e gjuhës angleze dhe patentës realizohen duke krijuar një dokument të rremë identiteti, me emrin e shqiptarit, por me fotografinë e personit që do të bëjë testin.
Një postim lexon: -“Unë kam një kushëririn tim, por ai nuk mund të flasë mirë anglisht. A mund të ndihmojë ndokush për të marrë testin në Mbretërinë e Bashkuar? Ne paguajmë mirë.”
Një tjetër pyet: “Përshëndetje vëlla! A njihni dikë që të kalojë testin e teorisë për patentë?”
Një person nën emrin “Leon Ryan” tregoi se ata mund të paguajnë 1.200 £.
NCA ka dërguar gjashtë oficerë në Shqipëri. Njëri nga zëdhënësit tha se po punojnë ngushtë me autoritetet shqiptare dhe shtetet e tjera në rajon për të luftuar kërcënimet kryesore për Mbretërinë e Bashkuar.