Daja: Kundër Laçit, Tirana kërkon
fitoren e katërt radhazi në transfertë

Daja: Kundër Laçit, Tirana kërkon<br />fitoren e katërt radhazi në transfertë
Largimin e sulmuesit kryesor të Laçit, trajneri i Tiranës, Ilir Daja nuk e shikon si dobësim të kundërshtarit, pasi sipas tij  “Xhejms ka krijuar vakum në sulm por tani kanë hapësirë më të gjerë lojtarë të tjerë.

Përsa i përket strategjisë që kemi përgatitur, ne shkojmë nesër për të luajtur kujdesshëm dhe do të provojmë të dalim me sulm të shpejtë për të goditur kundërshtarin”theksoi tekniku i 24 herë kampionëve të Shqipërisë.

Daja kërkon përqendrim maksimal nga ekipi për të ruajtur serinë e rezultateve pozitive në transfertë. “Jemi përpara një ndeshje delikate të cilën e kemi përgatitur me kujdes, pasi duam 3 pikët.

Laçi ka ruajtur grupin, lojtaret njihen mirë me njeri tjetrin dhe kjo i bën të kenë një skuadër kompakte. Kanë mentalitet dhe kjo na e bën më të vështirë”përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës