Dajt, markim për 25 shtigje për ecje
malore,8 shtigje për ecje me biçikletë

Dajt, markim për 25 shtigje për ecje<br />malore,8 shtigje për ecje me biçikletë
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi e shoqëruar nga ministrja e Zhvillimit Rajonal të Çekisë,, Karla Šlechtová inauguruan markimin e rrugës prej 100 kilometrash në Malin e Dajtit, në mënyrë që turistët ta kenë më të lehtë ngjitjen.

Gjatë këtyre 100 km janë vendosur shenjat dalluese se ku duhet të ecin si turistët që do të bëjnë ngjitje në këmbë edhe për ata që duan të ngjiten me biçikletë.

Gjithsej ofrohen 25 shtigje për ecje malore dhe 8 shtigje për ecje me biçikletë në malin e Dajtit.

Ambasada Çeke në Tiranë ka financuar markimin e shtigjeve, ndërsa nxënësit e shkollës profesionale “Karl Gega” kanë ndihmuar në prodhimin e tabelave dhe vendosjen e tyre. Po ashtu, ata që do të udhëtojnë në këtë itinerar mund të përdorin një aplikacion për telefonë për t’i ndihmuar nëse kanë nevojë. ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës