Dajt, ndërhyrje abuzive në tubat e
furnizimit me ujë, UKT: S'ka tolerim

Dajt, ndërhyrje abuzive në tubat e<br />furnizimit me ujë, UKT: S'ka tolerim
Ndërmarrja e Ujësjellës kanalizimeve Tiranë ka ndërmarrë një aksion për ndërprerjen e të gjitha ndërhyrjeve të paligjshme në tubat kryesorë të furnizimit me ujë të pijshëm, ku ka deklaruar se nuk do të tolerohet asnjë ndërhyrje.

Gjatë ditës së sotme janë konstatuar ndërhyrje të rënda e abuzive në tubat kryesorë dhe ata të shpërndarjes në Linzë, tek ish-gurorja në Dajt nga Drejtoria Rajonale dhe grupet Task Forcë të UKT-së. 

Sipas UKT-së këto ndërhyrje të paligjshme në linjat e shpërndarjes të furnizimit me ujë janë bërë nga persona të paautorizuar dhe kanë qenë me përmasa të konsiderueshme ku mendohet se janë bërë nga furnizuesit me ujë të boteve, të cilët vinin në këtë zonë.

Grupet në terren të UKT-së kanë marrë masa të menjëhershme për të ndërprerë këto lidhje abuzive, të cilat shkaktonin  humbje të mëdha në rrjet ndërkohë që po vijojnë verifikime të tjera në zonë, ku shumë raste janë raportuar nga banorë të ndryshëm.

UKT thotë se në zonën e Dajtit, por edhe në ish-komunat e tjera po punohet intensivisht për të formalizuar shërbimin, për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e pagesës të ujit, por sidomos mbi sensibilizimin e banorëve për të raportuar dhe për të mos kryer lidhje të paligjshme në linjat e furnizimit me ujë të pijshëm.

nderhyrjet ne rrjet

nderhyrjet ne rrjet

nderhyrjet ne rrjet

nderhyrjet ne rrjet

nderhyrjet ne rrjet

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit