Dajti i INUK: Çështja e sajuar për të
balancuar arrestimin e Hoxhës

Dajti i INUK: Çështja e sajuar për të<br />balancuar arrestimin e Hoxhës
TIRANE- Kryeinspektori i INUK Zyhdi Dajti deklaron se ka zbatuar ligjin dhe se nuk ka asgjë për të fshehur. Në një deklaratë për mediat, Dajti thekson se është i vendosur për të çuar drejtësinë në vend. Duke e quajtur këtë një çështje të sajuar, kryeinspektori i INUK tha se kjo bëhet “për të balancuar politikisht arrestimin e një hajduti ordiner që mbledh paratë e ndërtimeve pa leje dhe i ndan me kunatin e famshëm që e njeh gjithë Tirana”.

Dajti thotë se shpreson që akuzat ndaj tij të mos jenë hakmarrje e atyre që humbën paratë e pista të investuara në kompleksin “Jon”.
 
“Beteja ime për të vendosur në vend drejtësinë dhe dinjitetin do të vazhdojë. Në të gjitha detyrat që kam patur, kam respektuar ligjin dhe vetëm ligjin, ndaj nuk kam asgjë për të fshehur dhe asgjë për t’u trembur.
 
Shpresoj që akuzat ndaj meje të mos jenë hakmarrja e atyre që humbën paratë e pista të investuara në “Jon” dhe duhet të ishin sot para gjyqit, në vendin tim!
 
Unë do ta fitoj këtë çështje të sajuar për të balancuar politikisht arrestimin e një hajduti ordiner që mbledh paratë e ndërtimeve pa leje dhe i ndan me kunatin e famshëm që e njeh gjithë Tirana.
 
Por i bëj thirrje prokurorit të Përgjithshëm që të çojë përpara përgjegjësisë shkelësit e mëdhenj të ligjit. Dosjen e “Jonit” e ka aty, të plotë dhe gati për gjykim. Të tjera dosje i ka aty dhe askush nuk ndihet. Ndërsa një dosje të madhe për çudirat e lejuara gjatë këtyre muajve në Tiranë do ta ketë aty së shpejti.
 
Shqiptarët mua më njohin si profesionist, në krye të një strukture që ka mbrojtur bregdetin dhe e ka çliruar atë nga zaptuesit dhe të korruptuarit. Gjithçka kam bërë, e kam bërë në emër të ligjit, duke respektuar ligjin, në të mirë të Shqipërisë”, thekson Zyhdi Dajti në deklaratën e tij.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)