Dakar 2015, gjendet i pajetë trupi
i motorçiklistit polak Michal Henrik

Dakar 2015, gjendet i pajetë trupi<br />i motorçiklistit polak Michal Henrik
ARGJENTINË - Motorçiklisti Michal Henrik 39 vjeç u gjet i vdekur në fazën e tretë të garës(mes San Juan dhe Chilecito) Dakar 2015.

Në një deklaratë për shtyp, organizatorët e garës thanë se në trupin e motoçiklistit polak 39-vjeçar nuk ka shenja të jashtme të ndonjë plage, që do të thotë se deri tani bien poshtë aludimet se mund të ketë humbur jetën nga ndonjë aksident.

Për gjetjen e trupit të pajetë të motoçiklistit, përveç kërkimeve nga toka u bënë kërkime edhe nga ajri përmes një helikopteri. Trupi i tij u gjet rreth 300 metra larg rrugës së itinerarit të garës Dakar 2015. Michal Henrik kishte konkurruar më parë në garën në shkretëtirën e Abu Dabit 2014 dhe atë të Marokut 2013.

Në garën e Dakarit 2015, motoçiklisti polak ishte në pozicionin e 84 në renditjen e përgjithshme.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'