Kandidati i majtë për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ka thënë se konkurrentja e tij për këtë bashki nuk ka arritur ta njohë mirë Durrësin, pasi shumë nga nga projektet e saj janë të përcipta. Për këtë, ai ka sjellë si shembull projektin për amfiteatrin, i cili i është dukur shumë sipërfaqësor.

Më tej, Dako ka përmendur edhe disa nga projektet që ai ka për ta ndryshuar Durrësin. Mes tyre Dako nuk le pa përmendur projektet për turizmin, infrastrukturën si dhe bujqësinë duke thënë se këto projekte janë konkrete dhe që do ti shërbejnë Durrësit.   

Si po shkon fushata në Durrës, pasi në Durrës kanë ndodhur edhe disa incidente?
Durrësi është shquar për qetësi ndaj edhe në këtë fushatë do të paraqitet qetësi.

Dy stafet, e dy partive kanë kontaktuar me njëri - tjetrin?
Po, dy stafet që meren me reklamat, kanë kontaktuar me njëri-tjetrin. I kemi ndarë në mënyrë të barabara vendet dhe shtabet ku mund të vendosen flamujt apo të bëhet fushatë. Është një standard i përdorur gjithmonë në Durrës.

Si ju duket programi dhe fushata e Dumës?
Jemi më shumë të fokusuar tek fushata jonë dhe nuk e kam ndjekur shumë atë të kandidates tjetër. Sepse tashmë kemi një bashki më të madhe. Fushata e rivales është më shumë e përqëndruar në qytet dhe më duket shumë sipërfaqësore.
 
Nuk ka arritur të njohë qytetin?
Po . Sepse disa detaje të saj janë shumë të përcipta. Përshembull projekti për Amfiteatrin ishte shumë sipërfaqësor, ajo erdhi me një projekt me disa paleta dhe projekte studentësh që nuk janë dinjitoze për qytetin.

Cffarë keni bërë në 2 vitet e mandatit tuaj?
Kemi hequr baltën në Durrrës.

Thon që durrësi përmbytet kur ka reshje?
Po përmbytej një vit më parë sepse Berisha nuk bëri asgjë, nuk dha asnjë fond. Janë dhjetra punë që ne kemi bërë. Mbikalimin e Urës së Dajlanit. Mbikalimi i Urës së Plepave, i cili ishte një vend ku kishte shumë plera. Kemi vënë ndriçim, rregulluar, dhe vënë pistë biçikletash në rrugën e plazhit. Kemi ndërtuar rrugën lidhese me qytetin e Durrësit. Bulevardi ka qene një vend ku vetëm kalonin makinat ndërsa sot është totalisht ndryshe. Sheshi qendror është totalisht ndryshe.

Qeveria thotë se është hedhur beton?
Po ta shikoni sheshin është totalisht me gurë. Kemi sipërfaqe të gjelbëruar më shumë dhe më shumë hapësirë për të qëndruar. Në parë ai ishte vetëm një vend tranzit ku vetëm lëviznin njerëzit dhe nuk qëndronin. Tashmë i ka dhënë vlerë të gjithë qytetit. Kemi përfunduar brenda një muaji rrugën e Vilës. Kemi ndërtuar 11 m2 hapësirë pushimi për njerëzit.

Pse janë mbjellë vetëm palma?
Sepse në Durrës janë mbjellë gjithmonë palma. Edhe në vitet 60-70 në Durrës janë mbjellë shumë rrënjë palma.

Pse kërkoni një mandat të 3-të?
Unë e dua Durrësin. Kam lidhur gjakun tim me këtë qytet. Kam lidhur familjen, punën e shumë gjëra të tjera, ndaj dua ta zhvilloj Durrësin.

Konsideroni premtime të pambajtura?
Ne jo vetëm i kemi mbajtur premtimet, por edhe i kemi tejkaluar. Kemi realizuar më shumë punë në afvor të komunitetit. Në 2012 kemi premtuar fonde të bazuara vetëm në fondet tona.

Në 6 vite ju keni qeverisur me qeverinë Berisha?
Jo vetëm me qeverinë, por edhe me Këshillin Bashkiak. Për 6 vite ne kemi marë vetëm 1.6 milion dollarë për infrastrukturë. Ndërkohë është 14 milion dollarë shifra jonë e tanishme për projektet.

Cilat janë investimet e fundit?
Investimi në të gjithë rrugën e plazhit, në rrugën “Pavarsia”, pasi po rregullohen të gjitha rrugët rrugët hyrëse në plazh. Kjo do të mundësojë të ketë më shumë hapësira hyrëse për pushuesit në këtë zonë. Kjo do të eleminojë edhe trafikun. Do të përfundojë vitin e ardhshëm. Fondet janë të akorduara nga qeveria. Janë 100 mijë m2 fasada për tu rikuperuar. Do të ndërtojmë shkollës “Isuf Puka” në qendër të qytetit të Durrësit. Janë këto disa nga projektet tona që janë në vazhdim. Është edhe një projekt social që ka të bëjë me ndërtimin e një pishine olimpike e cila do t’iu shërbeje të gjithë sportistëve. E theksoj që do të jetë një pishinë që do stërviten sportistët e Durrësit.

Ju kanë akuzuar se keni dëmtuar arkeologjinë e Durrësit duke ndërtuar pallate? Çfarë do bëni për arkeologjinë?
Durrësi është në harën e vendeve arkeologjike dhe në këto zona nuk ndërtohet. Para se të ndërtohet në këto zona është Instituti i Monumenteve Arkeologjike që bën vlerësimet në zonë dhe vendos nëse ndërtohet apo jo. Një nga projektet tona është kthimi i amfiteatrit në një arenë për spektakle. Jemi në bashkëpunim me Arenën e Veronës, të cilët janë të impresionuar me Arenën e Durrësit dhe kërkojnë ta bëjë atë si ajo e Veronës, e cila është më e madhja dhe spektakolarja. Ne do ta ndërtojmë ndërsa, ndërsa për menaxhimin e saj  nuk meret më bashkia.  

Po porsa i përket projekteve që keni për infrastrukturën në Durrës?
Fshatrat e Durrësit kanë një infrastukturë të rënduar, pasojë e keqadministrimit të kryetarëve të djathtë të komunave, që e kanë persekutuar Dakon pasi është socialist. Kemi edne shumë punë për të bërë në këto zona. Përmirësimi i cilësisë së jetës dhe infrastrukturës në gjithë këto zona, gjelbërimi, trotuaret, rrugët e asfaltuara.
 
Vetëm infrastruktura është projekti juaj për mandatin e ardhshëm? Po bujqësia?
Jemi shumë të shqetësuar pasi kemi 10 herë më shumë sipërfaqe nga sa kishim. Territori është shumë i përshtatshëm për bujqësi. Nuk punojnë kanalet vaditëse. 240 km kanale kulluese, 230 km kanale vaditëse do t’i pastrojmë. Këtë punë do ta bëjëm që në fillim të vitit të ardhshëm. Do të vëmë në punë rezervuaret, kështu do të përfitojnë shumë zona. Do të krijojmë hapsirat për të furnizuar fshatatrët me ujin. Do të ndërtojmë një inspektoriat që të mbrojë tokën bujqësore nga zaptuesit, për të vendosur drejtësi në fshat. Rrugët ndërmjet parcelave janë në gjendje të mjerueshme dhe i prishin punë fshatarëve me prodhimin. Jemi në një moment që shteti duhet të orientojë, të mbështesë fshatarët, duhet të gjejmë kultura bio për të shitur. Mbështesim në ndërtimin e serave për të mbejllë perime bio. Taksa më të ulëta për bujqit. Të gjitha këto ivestime do të sjellin përfitime. Bujqësia është potenciali më i madh për zhvillim, ka rëndësi shumë të madhe aq më tepër toka në Durrës. Detyra jonë është të cojmë ujë në kanale, me të tjerat merren bujqit, ata janë më të zotë dhe më të specializuar se ne. Durrësi është qendra kryesore e vendit, me një pozicion strategjik, kemi portin, nyje e transportit rrugor, nyje e transportit ajror pasi ndodhet pranë aeroportit dhe ka pranë tiranës. Cdo gjë e favorizon këtë qytet. 480 ha tokë do të bonifikohen, do të përpunohen dhe do ti japin lehtësira sipërmarrësve. Kur të përfundojë ky projekt do të vijnë njerëz nga vende të tjera të punojnë në Durrës. Kjo është lulja e kapitalizmit të ri shqiptar. Ky është modeli.
 
Po në lidhje me turizmin ka projekte konkrete për Durrësin?
Durrësi është qytet sa industrial aq edhe turistik. Durrësi vazhdon të ejtë plazhi më i frekuentuar. Kemi vizitorë nga i gjithë rajoni. Ne këtë potencial të vijës kombëtare prej 41 km e kemi një asset që duhet ta shfrytëzojmë. Do të ndërtojmë resorte turistike konkuruese në zonat ende të paprekura në plazhin e Durrësit.
 
Po janë ndalur lejet e nërtimit…
Kemi përgatitur plane rregulluese që disiplinojnë ndërtimin, do ndërtojmë Brenda cdo kriteri duke ruajtur identitetin.
Qendra për pleqtë, ku të kurohen, do hapen qendra për të gjitha kategoritë që vijnë të pushojnë në Durrës. Detin dhe arkeologjinë duhet ta shfrytëzojmë në të mirë të turizmit. Kemi percaktuar trajektoren qe duhet te pershkoje nje turist dhe cfare duhet te vizitoje nga Plepat ne Currila. Infrastuktura eshte nje nga detyrat tona kryesore, nje nga prioritetet tona per qytetine durresit. Boll me duke pritur që djemtë tanë të ikin të sjellin ndonjë lek nga Italia, të vijnë të shpenzojnë këtu. 
Ndryshimi i imazhit të Durrësit. E kemi analizuar qytetin dhe kemi përcaktuar çdo problematikë, kështu jemi përpjekur ta rilindim.


Po për portin e ri të Durrësit, si e keni menduar ju projektin?
Kemi dy projekte:
Sheshi i drejtësisë shesh me përmasa ndërkombëtare, hapsirë publike shumë e nevojshme, gjykata prokuroria dhe muzeu, me parkim të nëndheshëm dhe lëvizje të automjeteve nëntokë. Njerëzit mund të ecin tek sheshi i ri. 
Porti i ri për barka turistike të vogla, spostojmë portin aktual, duke e kthyer në një port për superjahte. I marrim hapsirë portit për ta kthyer atë në hapsirë të jetueshme dhe vizitueshme nga qytetarët. 


Durrësi është bërë shpesh problem për plazhet publike si do ta zgjidhni ju këtë?
Plani i parë është krijimi i një plazhi të ri në Currila për 25 mijë banorë. Këto plazhe mund të jenë private ose publike. E kemi nisur këtë projekt në 2011 dhe presim ta zbatojmë. Ose do të marrim para nga qeveria ose ndoshta ndonjë sipërmarrje do të dalë me koncesion dhe do ta ndërtojë projektim me vlerë 8 milion euro. E njohim aq mirë qytetin, saqë smund të lemë dikë tjetër të merret me të. Durrësi ësht ‘smart city’. Jemi pjesë e një projekti me qeverinë dhe donataorë për të krijuar 14 shkolla të reja në bashkinë e re të Durrësit. Përfitues do të jenë njësitë e reja që na bashkohen.

Redaksia online
(f.m/o.b/shqiptarja.com)