Dalin blof shqiptarët që grabitën 2 milionë euro, pjesa më e madhe ishin false (Video)

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar pas disa orësh ndjekjeje nga policia në qytetin e Milanos. Ata akuzohen s ekanë grabitur 2 milionë euro në një nga hotelet me luksoze të këtij qytetit. Në fakt kjo është ajo që kishin menduar 4 shqiptarët, por në të vërtetë shumica prej kartëmonedhave ishin false. Vetëm 65 mijë prej tyre ishin të vërteta.

Ngjarja ndodhi të shtunën më 14 korrik në qytetin e Milanos, Itali. Në pamjet që ka publikuar policia italine dallohen shqiptarët teksa futen dhe dalin me çantët e grabitur nga hoteli. 

4 shqiptarët kryen grabitjen e armatosur duke u hequr si policë. Pas grabitjes, të katërt hipën në një Alfa Romeo të zezë duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Por pas ndjekjes nga policia, shqiptarët u strehuan në një bodrum në rrugën Cornalia, disa qindra metra larg hotelit ku ndodhi ngjarja. Në të njëjtin bodrum, një agjent u përlesh dhe neutralizoi një prej grabitësve, ndërsa 3 të tjerët në përpjekje për të dalë u bllokuan nga forcat e tjera.

21-vjeçarja me origjinë nga Europa Lindore e cila po organizonte një mashtrim në një meeting room të hotelit Hilton. 21 vjeçarja franceze po realizonte një blerje me dy shtetas indianë e dy të tjerë huaj, duke u dorëzuar 2 milionë euro, por vetëm 65 mijë euro ishin të vërteta të tjerat ishin të gjitha para falso.Ideatorja e mashtrimit tani kërkon 65 mijë eurot e vërteta dhe një orë që sipas saj i përkisnin xhaxhait. 

4 shqiptarët janë vënë nën pranga me akuzën e grabitjes e armëmbajtjes pa leje , ndërsa shtetasja franceze është vënë nën hetim për mashtrim. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është personi, i cili ka informaur shqiptarët për praninë e një çante me 2 milionë euro në hotel Hilton.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ju lumte: 16/07/2018 21:23

    kudo po na nderojne shqipet nje big up per shqiponjen pa pupla

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 16/07/2018 17:00

    Keta jane te Rilindjes se Rames.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë