Çmimi i naftës dhe i benzinës është ulur këtë të mërkurë nga bordi i Transparencës.
Prej pasdites së sotme nafta do të blihet në pikat e karburantit 5 ;lekë më lirë e konkretisht 228 lekë, ndërsa benzina do të kushtojë 208 lekë litri nga 209 lekë që ishte deri në orën 16.00 të kësaj të mërkure.
Ndërkohë bordi ka lënë të pandryshuar çmimin e gazit në 115 lekë litri, por këtu Bordi i transparencës kërkon që gazi të kushtojë më pak për familjarët pasi nuk është pjesë e akcizës.
Brenda çmimit që paguajnë qytetarët për karburantin përveç taksave 12 lekë për çdo litër është marzhi i fitimit që kanë kompanitë e pakicës. Ky marzh fitimi është përcaktuar me një tjetër akt normativ që ndryshon vendimin e parë për ngritjen e bordit dhe administrimin e karburanteve.
Sipas të dhënave të bordit nafta me shumicë do tregtohet me 216 lekë litri, benzina me 196 lekë litri dhe gazi me 103 lekë, ndërsa kompanitë e shumicës marzhin e fitimit e kanë 3 lekë/litri.
Këto çmime të reja të naftës, benzinës dhe gazit do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, për të cilën ende nuk është përcaktuar një datë.
Pikat e karburantit janë të detyruara të respektojnë këto çmime të përcaktuara nga bordi pasi në të kundërt përballen me gjobë, pezullim të licencës e deri në sekuestrim të pikës së karburantit.
K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
20.7%
-
As i mirë as i keq
34.6%
Vota total: 700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rritja e çmimit të naftës, PD: Vjedhje e pastër në xhepat e qytetarëve, qeveria të ndalojë abuzimin
9 Tetor 2023, 12:23
-
Shkrirja e Bordit të Karburanteve, Konfidustria: Nuk pritet të sjellë ulje të çmimit të hidrokarbureve! Të krijohet Enti Rregullator i Karburanteve
8 Qershor 2023, 09:56
-
Vendimet e Këshillit të Ministrave, shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve
7 Qershor 2023, 12:29
-
Bordi rrit çmimet, benzina 6 lekë më shtrenjtë, shitet 179 lekë për litër! Rritet me 3 lekë nafta, gazi nuk ndryshon
26 Maj 2023, 16:13
-
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend, nafta rritet me 4 lekë! Ja sa do shiten benzina dhe gazi
10 Maj 2023, 17:13
-
Bordi ul sërish çmimin e karburantit! Ulen me nga 3 lekë nafta dhe benzina! Gazi bie me 4 lekë, nga sot shitet 62 lekë/litër
4 Maj 2023, 15:42
-
Vendimi i Bordit të Transparencës: Bien sërish çmimet e naftës dhe benzinës, nga sot me 2 lekë më pak në treg! Gazi nuk ndryshon
3 Maj 2023, 16:13
-
Ibrahimaj: Çmimet e hidrokarbureve po normalizohen, mund të dalim nga ‘regjimi’ i Bordit! Borxhi publik është ulur falë rënies së euros
2 Maj 2023, 09:21
-
Ulet pas shumë kohësh çmimi i gazit, nga sot shitet 9 lekë më lirë! Bordi ul me 3 lekë naftën dhe 1 lek benzinën
28 Prill 2023, 15:46
-
Ulet me 4 lekë çmimi i naftës do të shitet me 177 lekë litri! Benzina ulet me 3 lekë, gazi nuk ndryshon
26 Prill 2023, 18:03
-
Mblidhet Bordi/ Ul çmimin e naftës dhe benzinës, do të shiten me nga 181 lekë/litri! Gazi nuk ndryshon
20 Prill 2023, 17:00
-
Vendimi i Kushtetueses për Bordin e Karburanteve, Tabaku: I paplotë, Gjykata duhet ta kishte ndërprerë menjëherë
19 Prill 2023, 10:10
Ule gazin or pis or maskara sepse nuk e ke pjese te akcizes
PërgjigjuE gzofsh makinen me gaz.!