Dalin detaje nga mbledhja e PS-së/Rama-deputetëve: Mos punësoni njerëz me SMS, lërini konkurset të funksionojnë
Kryeministri Edi Rama ka qenë kritik me deputetët socialistë, të cilëve iu ka kërkuar që të mos punësojnë njerëz me SMS, por të lënë konkurset që të funksionojnë.
Pas disa javësh mungesë në mbledhjet e grupit parlamentar, Edi Rama është rikthyer këtë të hënën me vrull, vërejtje e kritika.
Nga mbledhja me dyer të mbyllura, Report Tv ka mësuar se kryeministri Edi Rama ka qenë kritik me deputetët socialistë, të cilëve iu ka shprehur dy shqetësime: performancën e dobët të drejtuesve të institucioneve, dhe ndërhyrjet e deputetëve në punimet në shtet.
Rama ka kritikuar deputetët se ata nuk janë aty ku njerëzit kanë halle, raporton gazetarja Esiona Konomi.
Bëni kujdes me qytetarët. Problemet që ngrihen nga njerëzit vijnë si pasojë e paaftësisë së drejtorëve tanë.
Shpërndahuni nëpër zona dhe të jeni sa më pranë qytetarëve. Ata kanë halle, pse ju nuk jeni pranë tyre?
Edi Rama, kryeministër, deklarata brenda grupit të PS-së
Ky nivel i ulët i drejtorëve dhe administratës, sipas Ramës vjen sepse punësimet bëhen akoma me influenca politike.
Mos u merrni me punësime e SMS. Punësimet në administrate duhet të bëhen përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë.
Edi Rama, kryeministër, deklarata brenda grupit të PS-së
Kryeministri po ashtu ka kërkuar angazhim për zgjedhjet e ardhshme.
Kjo ulje e cilësisë sonë qeverisëse vjen edhe për shkak se opozita është e dobët, por ne nuk duhet të nënvlerësojmë zgjedhjet për këtë fakt. Ne duhet të hapim partinë dhe të bëhemi gati për zgjedhje të vështira.”
Edi Rama, kryeministër, deklarata brenda grupit të PS-së
Ndër të tjera kryeministri është ndalur dhe tek mbarëvajtja e platformës së bashkëqeverisjes, ku ka shprehur vlerësim për punën e qeverisë.
More zoteri a nuk e sheh qe Drejtoret punesojne tarafin e tyre punesojne dashnoret pse kujton se populli nuk shikon , A e di more zoteri se ke drejtor qe per dy vite pune Kane blere shtepi po te duash ti japim dhe me emra
Përgjigju
Popull: 18/06/2018 11:42
Ca thu ore keshtu e ke ndertuar partine tende Zoti rama parti TARAFI parti militantesh parti jo per popull VOTIMI per bandes e njerezve te Rames eshte poshtrim per popullin SHIKOJENI si u tall ne lure Rama ma popullin
Përgjigju
Sondazhi i ditës:30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
Po
67.4%
Jo
26.4%
Nuk e di
6.2%
Vota total: 745
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
More zoteri a nuk e sheh qe Drejtoret punesojne tarafin e tyre punesojne dashnoret pse kujton se populli nuk shikon , A e di more zoteri se ke drejtor qe per dy vite pune Kane blere shtepi po te duash ti japim dhe me emra
PërgjigjuCa thu ore keshtu e ke ndertuar partine tende Zoti rama parti TARAFI parti militantesh parti jo per popull VOTIMI per bandes e njerezve te Rames eshte poshtrim per popullin SHIKOJENI si u tall ne lure Rama ma popullin
Përgjigju