Detaje të reja zbulohen për vrasjen që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Laprakës. Report Tv ka mësuar se kanë qenë 4 të shtëna ato që janë dëgjuar në zonë. Dëshmitarë nga vendngjarja kanë thënë në polici se dy të rinjtë nuk janë banorë të lagjes pasi nuk janë parë ndonjëherë në zonë. Burimet shtojnë se Griselda Gjinkolaj dhe Erion Benga po pinin kafe dhe më pas kanë hyrë në makinë, ku janë qëlluar nga një person i maskuar. Pasi janë qëlluar me armë zjarri, Erion Benga ka transportuar vetë në spital 17-vjeçaren. Ai ka ngarë makinën dhe e ka dërguar adoleshenten tek spitali i Traumës.
Lajmi kryesor: