Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e 14 tetorit në Australi, ku një shqiptar u gjet i vdekur në banesën e tij në Para Vista.
Shqiptari mësohet se është Urim Gjabri, ndërkohë që shkaku i vrasjes mësohet se është grabitja e parave dhe një sasie droge. Policia e Para Vistës ka arrestuar edhe disa persona të tjera si të përfshirë në vrasje.
23-vjeçari Matt Tenhoopen dhe 20-vjeçarja Bridie Mccormack, janë dy nga të arrestuarit të cilët dyshohen se janë pjesë e një bande. Këta dy persona janë të akuzuarit kryesorë për vrasjen e 46-vjeçarit.
Policia ka arrestuar pak ditë më parë 35-vjeçarin Aaron Carver, të dyshuar si të implikuar në këtë vrasje.