Detaje të reja kanë dalë pas vetëvrasjes së 47-vjeçares, Merita Hajdari në lagjen nr.7 në Durrës ditën e djeshme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vetëvrasja ka ndodhur në oborr dhe jo në dhomën e gjumit siç u raportua ditën e djeshme.

Në momentin kur 47-vjeçarja Merita Hajdari është vetëvrarë, kanë qenë prezent burri i saj dhe kunata. Në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej edhe nipi i çiftit. 47-vjeçarja është vetëvrarë me armën e shërbimit të bashkëshortit. 

Të afërmit janë marrë në pyetje dhe kanë treguar se gruaja kishte patur një konflikt verbal më herët për arsye familjare. Policia e Durrësit ka arrestuar bashkëshortin e saj, Sherif Hajdari, efektiv policie në Drejtorinë e Policisë së Portit në Durrës.

Djali i çiftit në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë dhe s'ka patur dijeni për rrethanat pasi ndodhej  në Sarandë.