Florin dhe Renato Mhillaj
Report Tv ka siguruar fotot e Florin dhe Renato Mhillajt, 2 prej personave të dyshuar si autorë të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. I dyshuari i tretë është Adriano Mhillaj, të gjithë të shpallur në kërkim. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje.
Sipas burimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, e gjithë ngjarja ka zgjatur pak më shumë se një minutë. Autorët, të cilët nuk mbanin maska, kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë gjatë ekzekutimit.
Lajmi kryesor:
Ekzekutimi i çiftit në Lezhë/ Djali mori hakun për vrasjen e të atit me 2 kushërinjtë, shpallen në kërkim! Në më pak se 1 minutë, zbrazën armët drejt objektivit (EMRAT)









