Dalin në shitje biletat për ndeshjen
miqësore Francë-Shqipëri, ja çmimet

Dalin në shitje biletat për ndeshjen<br />miqësore Francë-Shqipëri, ja çmimet
Ne pritje te ndeshjes se rradhes te Kombetares Shqiptare “France  – Shqiperi”, ndeshje miqesore Uefa ne Grupin I (Eliminatoret Euro20 16) që luhet më 14 nentor, Federata Shqiptare e Futbollit njofton te gjithe te interesuarit se duke filluar nga data  29 Tetor do te jene te disponueshme prane FSHF-se biletat per kete event.

Biletat per tifozerine shqiptare do te jene te dy kategorive te ndryshme me cmimet respektive 15 euro dhe 65 euro.

Keto jane cmimet e vendosura nga Federata Franceze dhe FSHF nuk do te shtoje asnje kosto tjeter per tifozet shqiptare qe do te duan te marrin pjese ne kete event.

Keshillojme te gjithe te interesuarit te blejne biletat vetem prane FSHF-se dhe ne asnje rast te mos paguajne asnje kosto ekstra per keto bileta, pasi cdo cmim tjeter do te ishte nje abuzim dhe shkelje ligjore per te cilin FSHF nuk mban asnje pergjegjesi.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë