Operacioni kundër klandestinëve sirianë është ndërmarrë në aksin Gjirokastë-Tepelenë.
Klandestinët kanë dalë nga Lazarati në një kamion të mbyllur, ndërsa ishin drejtuar për në veri të vendit, me destinacion kufirin në Malin e Zi.
Pas një hetimi të kryer nga drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e 3 organizatorëve të këtij trafiku, të cilët ishin nga Lazarati dhe Tepelena.
Policia ka marrë në pyetje tre organizatorët, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të trafikut klandestin.
Ndërkaq, dyshohet se ka implikim të disa efektivëve të policisë lokale, pasi kamioni kaloi pa probleme postbllokun e “Ujit të ftohtë”.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)