Dy efektivët e forcave RENEA, të cilët mbetën të plagosur gjatë aksionit të së premtes në Lazarat për kapien e grupit të armatosur që ndodhej në fshat, u sollën me helikopter në Spitalin e Traumës pasi gjendja e tyre shëndetësore ishte shumë e rëndë. Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj janë tashmë në gjendje të mirë shëndetësore dhe sot lanë spitalin e ndodhen në shtëpitë e tyre.
Gjovalin Bushi, Drejtor i Spitalit të Traumës në një intervistë për A1 Report pak ditë më parë tha se dy efektivët e plagosur ishin jashtë rrezikut për jetën dhe se ta nuk kishin marë plumba gjatë aksionit në Lazarat. Sipas drejtorit të Spitalittë Traumës, njëri nga efektivët Perlat Hamitaj kishte marë dëmtim në kokë, dyshohet nga skafandra ndërsa Jetmiri Isaj kishte në krah plagë të lehta.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)