VLORË- Shpejtësia tej normave të lejuara ka shkaktuar një tjetër aksident në vend, por fatmirësisht këtë herë pa viktima. Ngjarja u regjistrua në Vlorë, ku pasi humbi kontrollin, automjeti tip "Golf5", përfundoi brenda një dyqani lulesh.
Report Tv ka siguruar momentin kur Golf 5 përfundon në dyqanin e luleve në Vlorë. Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të biznesit përball dhe dallojnë fare qartë se automjeti nga shpejtësia e tepërt s'ka mundur të frenoj në kohë.
Në momentin kur ka dashur të marrë kthesën makina ka rrëshqitur duke përfunduar në biznesin aty pranë. Dy të rinjtë të cilët ndodheshin në makinë, drejtuesi dhe pasagjeri, kanë braktisur menjëherë automjetin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, pa asnjë dëmtim.