I ftuar në studion e A1REPORT! kreu i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi deklaroi edhe njëherë se bashkimi i votave të PS-së me LSI-në për të qenë koalicion fitues nuk mund të ridhte pa bashkëpunar edhe në Këshill Bashkiak.
Ai foli menjëherë pasi këshilltarët PS - LSI formalizuan shumicën absolute në të gjitha bashkitë dhe njësitë vendore, por dhe në Tiranë, bashkia më e madhe në vend nga ku u propozua edhe emrin i tij në vend të Kosovrastit.
Ai theksoi se ky është “një koalicion mes dy forcave të majta dhe jo dy forca armike”. Ai shtoi se në Këshill u bashkuan për të “bashkëpunuar në një bashkëpunim natyral në ndihmë të qytetarëve”. Ai theksoi se gjithçka nisi pas asaj “séance institucionale dhe jo logjike”, ku u miratua shkarkimi i Muhos.
Dalipi tha se “Nuk është cështja për të bllokuar dikë qoftë edhe bashkinë, është në radhë të parë interesi qytetar, shembull vlefshëm për opinionin publik” duke theksuar se “ky koalicion jep mesazhin e një bashkëpunimi konstruktiv pa cënuar qytetarët”.
“Ne kemi fuqinë e votës dhe të bashkëveprimit pasi ne bëjmë 31 vota si forcë dominuese, për t’i shërbyer qytetarëve dhe opinionit publik dhe nuk nisemi nga inters politikë”.
Duke kundërshtuar Bashën ai tha “s’është konflikt politik, por vullnet qytetar, që ka munguar prej kohësh”. I pyetur nga gazetarja Mira Kazhani sesi do të shkojë fati për lejet e ndërtimit.
Ai tha se nuk është kjo cështje primare kjo , gjithçka do të rregullohet me kohë dhe sipas ligjit”. Ai theksoi edhe njëherë se nuk do të veprojnë kundër interesit qytetar në asnjë vendimmarrje. “Ky këshill do kthehet në interes qytetar dhe do kenë një derë të hapur për interesat e tyre”.
Sa i përket shkarkimit të Njazi Kosovrastit ai tha se “ka një afat 10 ditor për të mbledh këshillin , dhe nëse nuk e bën ka dhe ligje të tjera. Nuk mund të bllokohet prej një individi”.
Në të kundërt shtoi ai “ka akte përkatëse për ta shkarkuar dhe për të emëruar një të ri”.
Ai nuk u prononcua për emrin e ri i cili mendohet të vendoset në vend të Kosovratit duke thënë se “nuk e zyrtarizoj unë emrin tim”.
Ai shtoi se me marrjen e Këshillit bashkiask do të rregullohen shumë hapësira publike, cështja e romëve dhe cështje të tjera thelbësore, cështja e mbeturinave, karotrecët, policia bashkiake etj.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com