Policia në Dallas ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me një varg vrasjesh që synojnë gratë transgjinore me ngjyrë. Kendrell Lavar Lyles, 34 vjeç, u akuzua për vrasjen e Muhlaysia Booker, një grua transgjinore 22 vjeçare, e cila u gjet e vdekur muajin e kaluar.
Lyles gjithashtu u akuzua edhe për vrasjen e një gruaje tjetër transgjinore me ngjyrë, 26 vjeç, Chynal Lindsay, trupi i së cilës u gjet në një liqen në Dallas. Policia është duke kërkuar për të parë nëse ai mund të lidhet me vdekjen e grave të tjera transgjinore në qytet.