25 vjecari Johnson i cili vrau 5 policët në Dallas kishte planifikuar sulm më të madh, konfirmoi shefi i policisë Davis Broën.

Sipas tij, 25 vjecari i nervozuar për vrasjen e 2 afroamerikanëve nga ana autoriteteve donte të vriste oficerët e bardhë.  Brown u shpreh se Johnson kishte në mendje një sulm më të madh pasi ish ushtarku ishte praktikuar në  përgatitjen e eksplozivëve.
 
Ajo çka ka qënë më tronditëse është fakti se janë gjetur fletë të shkruara me gjakun e 25 vjecarit dhe plane për vrasje.  Shkrimet janë  ende në konfirmim për të kuptuar mesazhin e tyre si dhe për të zbërthyer  inicialet RB të shkruara me gjak. Johnson u vra nga një polic robot brenda garazhit ku ishte strehuar pas vrasjes së 5 policëve dhe ku kërcënonte se kish vendosur bomba nëpër qytet.

Johnson i cili kish shërbyer si ushtar në Afganistan sulmoi autoritetet gjatë një proteste e cila po zhvillohej  kundra dhunës së oficerëve ndaj afroamerikanëve.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)