DURRES - Moti i keq i dy ditëve të fundit ka qenë shkak për vonesat e trageteve të linjës Durrës-Bari. NIveli i lartë i dallgëve ka bërë që tragetet të nisen disa orë me vonesë. Kështu, trageti "Ventouris Ferries" është nisur në orën 03:00, plot 4 orë me vonesë për shkak të dallgëve, ndërsa trageti "Adria Ferries: është nisur në orën 08:00 ose 9 orë me vonesë për shkak të intensitetit të lartë të dallgëve.

"Ventouris Ferries" është ankoruar normalisht sot, Adria Ferries ndodhet në radën e jashtme. Edhe gjatë ditës së djeshme ka pasur probleme për shkak të detit të trazuar, ndërsa situata duket disi më e stabilizuar gjatë ditës së sotme.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)