Dallgë të mëdha në det/ Pezullohen të gjitha lundrimet e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë (VIDEO)

Moti i keq ka sjellë dallgëzim të madh në detin e Vlorës, duke bërë që në port të pezullohen të gjitha lundrimet e mjeteve të vogla dhe të peshkimit. Ky pezullim është bërë me urdhër të Kapitenerisë së Portit Vlorë për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike.

Si pasojë  e erës së fortë në drejtimin Jug-Jug-Lindje në det janë krijuar dallgë të mëdha që shkojnë deri në 2 metra. Ndërkohë që përmirësimi i kushteve të motit pritet të jetë vetëm ditën e nesërme.

Ndërkohë për shkak të motit është pezulluar edhe lundrimi i tragetit të  linjës Vlorë-Brindisi i cili ka  ka qëndruar në Itali. Për dy ditët e ardhshme nuk do të ketë lundrim të tij deri ne date 14 në mëngjes.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK