Me një ndeshje me shumë emocione dhe 5 gola nisi aventura e trajnerit Armand Dama në krye të kombëtares së 17-vjeçarëve. Edhe pse grumbullimi i parë loja ishte bindëse, ndërsa rezultati la pak zhgënjim. Shqipëria u mposht 2-3 nga Letonia në miqësoren e zhvilluar në ‘Shtëpinë e Futbollit’.

“Do të luajmë më shumë me njëri-tejtrin, për t’u ambientuar më shumë,”-u shpreh Armend Muslika, futbollist i Kombëtares U-17.

"Ne akoma nuk e njohim shumë njëri-tjetrin, por mund të them se kemi shumë talente brenda grupit. Duhet të fitojmë dhe këtë duhet ta bëjmë duke shënuar më shumë gola. Rastetq ë humbëm duhet ti bëjmë gola,”-tha Françesko Kiço, futbollist i Kombëtares U-17.

“Ne jemi shumë krenar sepse ishte grumbullimi i parë me këtë trajner. Kemi bërë shumë mirë dhe tani kemi edhe ndeshjen e dytë,”-deklaroi Simon Lleshi, portier i Kombëtares U-17.

Kombëtarja e 17-vjeçarëve, e përbërë me elementë nga ekipe me emër si Inter, Fiorentina dhe Tottenham do të vijojë grumbullimin edhe për disa ditë, ndërsa të shtunën do të zhvillojë një tjetër miqësore po kundër Letonisë. Ndeshja është programuar në orën 10:00 në ‘Shtëpinë e Futbollit’ dhe hyrja për tifozët do të jetë falas.