LONDËR - Talenti shqiptar Armend Muslika ka kaluar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratën e parë profesionale me Tottenham në Angli.
Mesfushori 17-vjeçar ka bindur drejtuesit e klubit londinez me paraqitjet e tij në akademi dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e projektit afatgjatë të "Spurs". Ai është pjesë e londinezëve që prej moshës 13 vjeçare. Tanimë trajneri Roberto De Zerbi mund ta ketë të gatshëm djaloshin shqiptar.Lajmi është konfirmuar nga 'Tottenham News'.
Tottenham njihet për investimet e vazhdueshme në zhvillimin e lojtarëve të rinj përmes akademisë së tij, ndërsa kontrata profesionale e Muslikës vjen pas një sezoni shumë të mirë të tij me moshat e klubit.
Me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë, Armend Muslika ka luajtur pesë ndeshje dhe ka shënuar tre gola, duke qenë edhe kapiten.








Komente
Komento