Të paktën 70 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një shpërthimi të trefishtë në një xhami shiite në Sayeda Zeinab, në jug të Damaskut, një sulm i pretenduar nga grupi i Shtetit Islamik.Ky sulm u shënua ndërsa vijojnë bisedimet në Gjeneve nën udhëheqjen e OKB-së, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje në konfliktin sirian .