Damian Gjiknuri: 2030 duhet të jetë një target që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së

Damian Gjiknuri: 2030 duhet të jetë një target që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaron se 2030 duhet të jetë edhe një target që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Europës. Duke folur në Konferencën me temë “Forumi Ballkani Perëndimor 2030”, Gjiknuri nënvizoi se BE duhet të fillojë negociatat për t’i dhënë perspektivën e duhur vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

“E ardhmja e këtij rajoni është në Europë. Atëherë le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të bindur politikbërësit e Europës. Nëse i lini gjërat të pazgjidhura, nëse i lini gjërat për të ardhmen, atëherë e shkuara do të na ndjekë nga pas. Besoj se është moment i duhur që çdo politikan të kuptojë që stabiliteti i Europës për të ardhmen ka të bëjë me përfshirjen e Ballkanit si një prioritet kyç. Jo nga ajo që ç’ka po ndodh atje (Ukrainë) patjetër ndodh këtu, por nëse i le gjërat pa i zgjidhur, gjërat mund të zhvillohen në mënyrë që askush nuk do ta dëshironte. Prandaj mendoj se ky është një mësim i madh. Ne duhet të veprojmë tani, nuk duhet të presim më shumë. Le të fillojnë negociatat dhe le t’i japim perspektivën e duhur Ballkanit Perëndimor. 2030 besoj është thjesht një shifër, një numër, por besoj duhet të jetë dhe një target që Ballkani Perëndimor te jëte pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

Gjiknuri u shpreh se  ky moment duhet të shfrytëzohet për të marrë vendime të rëndësishme dhe jo për të harruar mësimet e së shkuarës. Teksa solli në vëmendje ngjarjet në Ukrainë dhe ato në Ballkan 20 vite më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste theksoi mbi rëndësinë e stabilitetit të rajonit tonë.

“Ky është gjithashtu një moment pak i çuditshëm do të thosha, një moment që shpesh shfrytëzohet për gjëra të mëdha, por në realitet po jetojmë kohë të vështira. Po dëshmojmë gjëra që ndoshta i kishin harruar  edhe njerëzit mësohen me idenë që nuk ka luftë në Evropë.  Ajo çka po  ndodh sot, na kujton se sa e rëndësishme është stabiliteti i rajonit dhe e ardhmja e rajonit. Atëherë ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, deklaroi Gjiknuri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen