Në këtë aksion janë përfshirë137 elektriçistë duke punuar ditën dhe natën për të riparuar çdo defekt të rëndë që ndodhi në Oshëtimë, Panaja dhe Cerkovinë. Puna vazhdon edhe për rregullimin e defekteve në fshatrat që shtrihen në afërsi të lumit Vjosa.
Gjatë pasdites u rikthye energjia elektrike në zonën e Novoselës dhe fshatrat e prekur nga përmbytja, aty mungonte energjia që prej dy ditësh për arsye sigurie të jetës së qytetarëve, të punonjësve dhe të impianteve elektrike.
Ndërsa fshatrat Arkërni dhe Aliban kanë ende kabinat elektrike nën ujë, po punohet për tharjen më pas rregullimin e defekteve.
[gallery]25022[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com