Damian Gjiknuri me studentë të Universitetit 'Ismail Qemali' në Vlorë: 'Treni' i transformimit të nuk mund të ndalet

Damian Gjiknuri me studentë të Universitetit 'Ismail Qemali' në Vlorë: 'Treni' i transformimit të nuk mund të ndalet

Damian Gjiknuri

Nga Vlora, ku zhvilloi një takim me studentët e Universitetit 'Ismail Qemali', drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri u shpreh se 'treni' i tranformimit të Vlorës nuk mund të ndalet.

 “Ne ballafaqohemi me shpresat që ju keni, me prespektivën e arsimit dhe me angazhimin tonë për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të universiteteve. Në universitetin ‘Ismail Qemali’ Vlorë, janë bërë investimeve infrastrukturore të cilat padiskutim ndikojnë dhe në rritjen e cilësisë dhe kushteve që ky universitet ofron, duke mbyllur kapitullin e kohës kur universitetet ishin lënë në mëshirë të fatit, në kushtet e mungesës së investimeve, ndërsa vijon sfida për standarde edhe më cilësore, ashtu siç studentët e meritojnë”, u shpreh Gjiknuri, në takimin ku ishte i shoqëruar edhe nga kandidatë të tjerë të PS-së në Qarkun Vlorë.

Sipas tij, projekti për krijimin e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit lidhur me Gjirin e Vlorës, do të sjellë shumë të huaj në Vlorë të cilët do të tregojnë interes për këtë risi.

“Vijojnë investimet për Kampusin Universitar, një investim i cili do ta kthejë universitetin e Vlorës ndër universitetet më të preferuara nga studentët. Dikur, kushtet infrastrukturore të Universitetit ‘Ismail Qemali’ ishin poshtë parametrave të kërkuara ndërsa sot flasim për standarte bashkëkohore, duke i krijuar mundësi studentëve të studiojnë në auditorë me kushte shumë të favorshme. Projektet e realizuara në Vlorë, si Lungomarja, projekti i aeroportit, ndikojnë drejtpërdrejt tek studentët përmes hapjes së vendeve të reja të punës, ku të rinjtë kanë filluar të kryesojnë në këto punësime. Projekti për krijimin e një Marine Detare funksionale do të jetë një potencial i jashtëzakonshëm për punësimin e shumë të rinjve. Treni i nisur për zhvillimi Partisë Socialiste nuk mund të kthehet pas”, nënvizoi Gjiknuri.

Në bashkëbisedim e morën fjalën edhe kandidatët e tjerë. Pranvera Resulaj, njëherazi dhe pedagoge në universitetin “ Ismail Qemali” të Vlorës i ftoi të rinjtë t’i  bashkohen Partisë Socialiste për të siguruar në këtë mandat të tretë të PS-së më tepër cilësi për universitetin e tyre. Kandidati Anduel Tahiraj, i ftoi të rejat dhe të rinjtë të mbështesin Partinë Socialiste, si një investim më shumë për të ardhmen e tyre.

Ervis Moçka, kandidati për deputet njëherazi dhe pedagog pranë këtij universiteti, u ndal në rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë dhe e drejta e tyre për të patur më tepër kushte dhe standard bashkëkohore në auditorët ku studiojnë, kushte të cilat kanë njohur përmirësime të ndjeshme nga qeveria.

Deputetja Vilma Bello njëherazi dhe pedagoge në Universitetin ‘Ismail Qemali’’ Vlorë, duke i ftuar të rinjtë për t’ju bashkuar Partisë Socialiste, theksoi vëmendjen e veçantë që ka treguar vet Kryeministri dhe qeveria përmes politikave mbështetëse për universitetet ndërsa uroi që të përfundojë sa më shpejt situata e pandemisë në mënyrë që studentët t’i kthehen auditorit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja